KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komisioni i Ankesave shqyrtoi tetë lëndë

16 March 2015

ekipi

Prishtinë – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen e Komisionit të Ankesave.

Të pranishëm në Komisionin e Ankesave ishin:

  • Adem Vokshi - Kryetari i komisionit, avokat nga Prishtina
  • Abdylaziz Sadiku - Anëtar i komisionit, avokat nga Gjilani,
  • Myhedin Bekeri - Anëtar i komisionit, avokat nga Rahoveci,
  • Feriz Gërvalla - Anëtar i komisionit, avokat nga Prishtina.
  • Ma.sc.Vjollca Ajeti - Zyrtare e Zyres Disiplinore në OAK.

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes nga Komisioni i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës u shqyrtua gjithsej (8) tetë lëndë, ku komisioni i vlerësoi si në vijim:

  • 2 lëndë - Refuzohen si të pabazuar ankesa e Prokurorit Disiplinor të OAK-së, dhe Aprovohen vendimet e Komisionit Disiplinor të OAK-së.
  • 1 lëndë - Refuzohet si e pabazuar ankesa e Prokurorit Disiplinor të OAK-së, me aprovimin e palës në procedurë NDRYSHOHET vendimi i komisionit Disiplinor të OAK-së vetëm përkitazi mevendimin për shqiptimin e gjobës.
  • 5 lëndë – Aprovohen ankesat e palëve në procedurë dhe Pushohet Procedura Disiplinore

Komisionit i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës, punën e saj e zhvillon në mënyrë të pavarur, duke vendosur konform Ligjit të Avokatisë, Statutit të OAK-së, Rregullores për Procedurën Disiplinore dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit.

Komisionit i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës merr vendim në bazë të provave materiale që posedon në shkresat e lëndës të cilat analizohen me kujdes të veçantë, shqyrtohen dhe verifikohen nga ky komision.