KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komisioni Disiplinor shqyrtoi 1 lëndë me shqyrtimin kryesor

27 April 2015

ekipi

Prishtinë – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti shqyrtimin kryesor të Komisionit Disiplinor të OAK-së, në kolegj me shqyrtim kryesor me datën 27.04.2015 në objektin e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Të pranishëm në Kolegjin Disiplinor ishin:

· Halim Kuliqi

· Shpresa Berisha – Rexhepi

· Hafir Bytyqi

· Vjollca Ajeti - zyrtare e Zyres Disiplinore në OAK

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Kolegjit Disiplinor të OAK-së në shqyrtimin kryesor u shqyrtuan gjithsej (1) lëndë, komisioni i vlerësoi dhe mori vendim:

· (1) një lëndë shqiptohet masa disiplinore - vërejtje.

Komisioni Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës, punën e saj e zhvillon në mënyrë të pavarur, duke vendosur konform Ligjit të Avokatisë, Statutit të OAK-së, Rregullores mbi Procedurën Disiplinore dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit.