KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komisioni Disiplinor shqyrtoi 2 lëndë në shqyrtim fillestar

16 April 2015

ekipi

Prishtinë, 16.04.2015– Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti shqyrtimin fillestar të Komisionit Disiplinor të OAK-së, në kolegj pa shqyrtim kryesor me datën 16.04.2015 në objektin e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Të pranishëm në Kolegjin Disiplinor ishin:

· Halim Kuliqi

· Shpresa Rexhepi - Berisha

· Isamedin Dedinca

· Vjollca Ajeti - zyrtare e Zyres Disiplinore në OAK

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Kolegjit Disiplinor të OAK-së në shqyrtimin fillestar u shqyrtuan gjithsej (2) lëndë, komisioni i vlerësoi dhe mori vendim:

· (2) dy lëndë merret vendim që të Zhvillohet Procedura Disiplinore

Komisioni Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës, punën e saj e zhvillon në mënyrë të pavarur, duke vendosur konform Ligjit të Avokatisë, Statutit të OAK-së, Rregullores mbi Procedurën Disiplinore dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit.