KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komisioni i Ankesave shqyrtoi 14 lëndë

09 August 2016

ekipi

Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti seancën e Komisionit të Ankesave me datë 09.08.2016 në Prishtinë.

Të pranishëm në Komisionin e Ankesave ishin:

  • Ramë Dreshaj - Kryetari i komisionit
  • Myhedin Bekeri - Anëtar i komisionit
  • Nezir Bytyqi - Anëtar i komisionit, avokat nga Ferizaj
  • Ramadan Leka - Anëtar i komisionit, avokat nga Gjilani
  • Valbonë Fejza - Zyrtare e Zyrës Disiplinore në OAK.

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes nga Komisioni i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës u shqyrtuan gjithsej (14) katëmbëdhjetë lëndë, ku komisioni i vlerësoi si në vijim:

  • 4 lëndë - Refuzohet si e pabazuar ankesa e ushtruesit të fletëparaqitjes dhe Vërtetohet vendimi i Komisionit Disiplinor të OAK-së.
  • 2 lëndë - Refuzohen ankesat e Prokurorit Disiplinor të OAK-së dhe ushtruesit të fletëparaqitjes si të pabazuara dhe vërtetohen vendimet e Komisionit Disiplinor të OAK-së.
  • 5 lëndë- Aprovohet ankesa si e bazuar, shfuqizohet vendimi i Këshillit Drejtues të OAK-së.
  • 3 lëndë- Refuzohet ankesa si e pabazuar, vërtetohet vendimi i Këshillit Drejtues të OAK-së.