Komisioni Disiplinor shqyrtoi 2 lëndë me shqyrtim kryesor
22 November 2016
Prishtinë, 22.11.2016 – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti seancën e Komisionit Disiplinor të OAK-së me shqyrtim fillestar.
Të pranishëm në Kolegjin Disiplinor ishin:
- Kadri Sylaj-Anëtar i Komisionit Disiplinor
- Musa Dragusha – Anëtar i Komisionit Disiplinor
- Muhamet Humolli – Anëtar i Komisionit Disiplinor
- Vjollca Ajeti- Zyrtare e Zyrës Disiplinore në OAK.
Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit Disiplinor të OAK-së, në shqyrtimin fillestar u shqyrtuan (2) lëndë, komisioni mori vendim:
- (1) lëndë, Miratohet rekomandimi i Prokurorit Disiplinor të OAK-së, që të mos zhvillohet Procedura Disiplinore.
- (1) lëndë, Aprovohet rekomandimi i prokurorit dhe Refuzohet fletëparaqitja.