Komisioni Disiplinor shqyrtoi 6 lëndë me shqyrtim fillestar
30 November 2016
Prishtinë, 30.11.2016 – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti seancën e Komisionit Disiplinor të OAK-së me shqyrtim fillestar.
Të pranishëm në Kolegjin Disiplinor ishin:
- Aurora Mulhaxha - Anëtar i Komisionit Disiplinor
- Daut Rudi – Anëtar i Komisionit Disiplinor
- Muhamet Humolli – Anëtar i Komisionit Disiplinor
- Shpetim Sadiku - Anëtar i Komisionit Disiplinor
- Vjollca Ajeti - Zyrtare e Zyrës Disiplinore në OAK.
Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit Disiplinor të OAK-së, në shqyrtimin fillestar u shqyrtuan (6) lëndë, komisioni mori vendim:
- (2) lëndë, Miratohet rekomandimi i Prokurorit Disiplinor të OAK-së, që të mos zhvillohet Procedura Disiplinore,
- (1) lëndë, Hudhet fletëparaqitja,
- (3) lëndë, Miratohet rekomandimi i Prokurorit Disiplinor të OAK-së, që të zhvillohet Procedura Disiplinore.