Komisioni Disiplinor shqyrtoi 7 lëndë me shqyrtim fillestar
28 March 2017
Prishtinë, 28.03.2017 – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti seancën e Komisionit Disiplinor të OAK-së me shqyrtim fillestar. Të pranishëm në Kolegjin Disiplinor të OAK-së ishin:
- Daut Rudi - Kryesues i Komisionit Disiplinor
- Naim Aliu - Anëtar i Komisionit Disiplinor
- Xhela Hasani - Anëtar i Komisionit Disiplinor
- Vjollca Ajeti- Administratore e Zyrës Disiplinore në OAK - Procesmbajtëse.
Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit Disiplinor të OAK-së, në shqyrtimin fillestar u shqyrtuan (7) lëndë, komisioni mori vendim:
- (4) lëndë, aprovohet rekomandimi i ZPD-së ,zhvilohet Procedura Disiplinore.
- (2) lëndë aprovohet rekomandimi i ZPD-së që të mos zhvilohet Procedura Disiplinore.
- (1) lëndë, aprovohet rekomandimi i ZPD-së , Refuzohet fletëparaqitja Disiplinore.