KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komisioni Disiplinor shqyrtoi 5 lëndë me shqyrtim fillestar

04 April 2017

ekipi

Prishtinë, 04.04.2017 – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti seancën e Komisionit Disiplinor të OAK-së me shqyrtim fillestar. Të pranishëm në Kolegjin Disiplinor ishin:

  • Naim Aliu - Anëtar i Komisionit Disiplinor
  • Musa Dragusha - Anëtar i Komisionit Disiplinor
  • Xhelal Hasani - Anëtar i Komisionit Disiplinor
  • Vjollca Ajeti- Administratore e Zyrës Disiplinore në OAK - Procesmbajtëse.

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit Disiplinor të OAK-së, në shqyrtimin fillestar u shqyrtua (5) lëndë, komisioni mori vendim:

  • (3) lëndë, aprovohet rekomandimi i ZPD-së dhe Refuzohet fletëparaqitja dhe nuk zhvillohet Procedura Disiplinore.
  • (2) lëndë, aprovohet rekomandimi i ZPD-së , Hudhet poshtë fletëparaqitja dhe nuk zhvillohet Procedura Disiplinore.