KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komisioni për Ankesa shqyrtoi 3 lëndë

29 May 2020

ekipi

Komisioni për Ankesa i Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti seancën e parë pas konstituimit, me datë 29.05.2020 në objektin e OAK-së në Prishtinë, dhe trajtoj disa lëndë.

Të pranishëm në Komisionin për Ankesa ishin:

· Daut Rudi – Kryetari i Komisionit, avokat në Kaçanik

·Drenushe Berisha – Anëtare e Komisionit, avokate në Prizren

· Shpetim Sadiku – Anëtar i Komisionit, avokat në Lipjan

· Besim Abdullahu – Në cilësi të procesmbajtësit të Komisionit për Ankesa.

Komisioni për Ankesa shqyrtoj gjithësej 3 lëndë, dhe vendosën si në vijim:

· 1 lëndë - Vërtetohet vendimi i Këshillit Drejtues të OAK-së.

· 2 lëndë – Shtyhen për trajtim në mbledhjen e radhës

Komisioni për Ankesa vendosi që (2) dy lëndë të trajtohen në mbledhjen e ardhshme, e caktuar për datë 03.06.2020, nga ora 10:00