KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Hylki Kurtaj nga Prizreni

24 January 2021

ekipi

Sot me datë 24.01.2021 në Prizren, Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Hylki Kurtaj.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të tij.

Varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër me datë 25.01.2021 në ora 12:00 (me Drekë), në varrezat e fshatit Zhur.

Avokati, Hylki Kurtaj u lind më 12.07.1946 në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 05.02.1972, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 24.06.1983 në Prishtinë.

Avokati Hylki ushtroi profesionin e avokatit që nga data 11.02.1984, me seli të zyrës në Prizren.

U.D. Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, z. Artan Sejrani, pas lajmit për ndarjen nga jeta të avokatit Hylki Kurtaj dërgoi këtë telegram ngushëllimi.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI,

Prizren 24 janar 2021!

E nderuara familje Kurtaj,

I nderuari kryetar i Odes se Avokateve, dega në Prizren z. Hajrip Krasniqi,

Të nderuar kolegë avokatë,

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Gjykatës Themelore në Prizren, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të avokatit Hylki Kurtaj.

Angazhimi dhe kontributi i të ndjerit në sistemin e drejtësisë, fillimisht si gjyqtar dhe pastaj edhe si avokat në kohët e vështira që kalonte sistemi i drejtësisë dhe vendi jonë, do të kujtohet përherë dhe do të mbetet shembull i mirë për gjenerata e ardhshme të sistemit të Drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Me respekt,

U.D., së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren,

Artan Sejrani