KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Bajram Kadriu nga Gjilani

26 January 2021

ekipi

Sot me datë 26.01.2021 në Gjilan, Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Bajram Kadriu.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të tij.

Varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër me datë 27.01.2021 në ora 12:30, në varrezat e fshatit Zhegër.

Avokati, Bajram Kadriu u lind më 01.01.1936 në Gjilan. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Shkupit, në vitin 1966, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në vitin 1969 në Prishtinë. Gjatë karrierës së tij i njejti kishte punuar si gjyqtar i Gjykatës Komunale në Gjilan dhe gjyqtar i Gjykatës së Qarkut në Gjilan.

Avokati Bajram ushtroi profesionin e avokatit që nga data 12.05.1989, me seli të zyrës në Gjilan.

Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Gjilan, duke filluar nga ora 09:00 do të mbaj ceremoni komemorative në objektin e Gjykatës Themelore në Gjilan.