KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kandidatët për Avokatë i nënshtrohen provimit nga Kodi i Etikës Profesionale

27 January 2021

ekipi

27.01.2021, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës organizoi provimin nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë, të cilit i'u nënshtruan gjashtë kandidatë. Verifikimi i këtij provimi do të bëhet nga Komisioni vlerësues i OAK-së.

Paraprakisht për një fjalë rasti kandidatët i përshëndeti me një fjalë rasti Nënkryetari i Odës, z. Naim Rudari ndërsa mbikëqyrjen e procesit të provimit e vazhdoj Komisioni vlerësues në përbërje nga z. Vehbi Beqiri, kryesues i Komisionit, dhe anëtarët z. Hajrip Krasniqi dhe z. Shemsedin Piraj.

Të drejtën për t’iu nënshtruar këtij testimi e kanë kandidatët që kanë përfunduar Fakultetin Juridik dhe Provimin e Jurisprudencës.

Oda e Avokatëve të Kosovës, ka filluar të organizoi Provimin nga Etikës Profesionale, prej vitit 2013 dhe në parim organizohet gjashtë herë në vit, përkatësisht çdo dy muaj.

Kandidatët të cilët kalojnë me sukses këtë provim certifikohen dhe evidentohen në librat e posaçëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.