KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së, z. Behar Ejupi priti në takim përfaqësuesit e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas

23 June 2021

ekipi

Prishtinë, 23.06.2021 – Kryetari i OAK-së, Z. Behar Ejupi, së bashku me përfaqësuesin e Odës në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, av. Admir Salihu, pritën në takim znj.Anita Alaj Kalanderi, u.d. Drejtor Ekzekutiv dhe znj. Flutura Bërbati, zyrtare e ANJ-së.

Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i vazhdueshëm në mes të të dy institucioneve, duke vendosur fokus të veçantë në shikimin për ngritjen e tarifave nga ANJF për Avokatët, modalitete për mënyrën e përcaktimit të avokatëve për në ANJF, bashkëpunimi në hartimin e rregulloreve që prekin fushën e angazhimit të avokatëve nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas nëpërmjet Odës së Avokatëve.

Kryetari i OAK-së, shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me ANJF, e posaçërisht theksoi rëndësinë e rregullimit të çështjes së angazhimit të avokatëve në ANJF, me qëllimin që edhe në këtë sferë të vendoset rregull dhe të ketë transparencë në agazhime.

Kjo çështje u përkrahë edhe nga përfaqësueset e ANJF-së në këtë takim, të cilat u dakorduan që bashkëpunimi me Odën dhe çështjet e caktuara me theks të veçantë, të kenë prioritet në adresimin e të njëjtave tek organet e tyre drejtuese.