KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

U mbajt punëtoria për hartimin e pyetjeve dhe rasteve nga Provimi i Kodit të Etikës Profesionale të Avokatëve

12 July 2021

ekipi

09-11.07.2021, Pejë – Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me OSBE-në në Kosovë, mbajti punëtorinë tre ditore, për hartimin, përkatësisht përgatitjen e pyetjeve dhe rasteve nga Provimi i Kodi i Etikës Profesionale të Avokatit.

Pjesëmarrës në këtë punëtori, ishin avokatët Florin Vërtopi, njëherit Kryetar i Komisionit për Provimin nga Etika Profesionale, anëtarët e këtij Komisioni, avokatët Bardh Maksuti dhe Kemajl Ademaj, zëvendës anëtari i Komisionit Xhelal Hasani, ish/anëtari av. Hajrip Krasniqi, Kryetari i Komisionit Disiplinor av. Agron Curri, përfaqësues nga OSBE znj. Enisa Rami dhe z. Dardan Rexhepi si dhe u.d.Drejtori Ekzekutiv Albulena Ukimeraj, Prokurori Disiplinor Rexhep Veseli si stafi tjetër mbështetës i OAK-së.

Në këtë punëtori tre ditore përmes grupeve punuese, u arrit që të hartohen dhjetra pyetje si dhe raste nga praktika, ashtu që Komisioni përgjegjës për organizimin dhe mbajtjen e Provimit nga Kodi i Etikës Profesionale të Avokatit, të ketë në dispozicion për përpilimin e testit me shkrim, për kandidatët që i nënshtrohen provimit, i cili është një ndër kushtet para licensimit në regjistrin e avokatëve.

Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës, u.d. Drejtori Ekzekutiv znj. Albulena Ukimeraj, falenderoj OSBE-në, për përkrahjen e kësaj punëtorie të cilën e quajti shumë të frytshme dhe të rëndësishme për Odën e Avokatëve të Kosovës.

Komisioni për Provimin e Etikës pas përfundimit të kësaj punëtorie nxorri edhe përfundimet apo konkluzionet të cilat do t’i paraqiten Këshillit Drejtues lidhur me ndryshimet që duhet bërë në Rregulloren për Provimin nga Kodi i Etikës Profesionale të Avokatëve si dhe çështje të tjera që i shërbejnë përmirësimit të normativës për organizimin dhe mbajtjen e këtij provimi në mënyrën më profesionale të mundshme.