16 July 2021
Oda e Avokatëve të Kosovës, njofton të gjithë kandidatët e interesuar se do të filloj me mbajtjen e Trajnimit për përgatitjen e Provimit të Jurisprudencës, duke filluar orientimisht nga java tjetër.
Përmes këtij trajnimi, kandidatët do të mund të ngrisin aftësitë profesionale me qëllim të përgatitjes dhe dhënies së Provimit të Jurisprudencës.
Trajnimi përbëhet nga programet themelore dhe të avancuara duke përfshirë ligjërues, ekspert dhe profesionist të fushave, për të cilat ata janë përgjegjës në ushtrimin e profesioneve juridike.
Pjesëmarrësit do të përfitojnë njohuri përkatëse për të kaluar provimin e jurisprudencës nga ligjërues dhe ekspert të njohur nga fushat specifike, konkretisht nga:
Trajnimi zgjatë 8 (tetë) javë dhe në përfundim të trajnimit kandidati pajiset me certifikatë.
Mirëpresim kandidatet për aplikim në trajnim.
Trajnimet fillojnë në orën 10:00 deri 17:00, dhe mbahen çdo të shtunë dhe të diele në zyrat e OAK-së.
Pagesa për trajnim është 250€.
Për të qenë pjesë e trajnimit për provim të jurisprudencës të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, Ju mund të dërgoni kërkesën përmes e-mail:
[email protected] ose Tel: 038/244-586.
Në kërkesë shkruani kontaktet e juaja (Emrin/mbiemrin, numrin e telefonit, e-mail adresën), pastaj stafi i OAK-së do ju informoj me detajet tjera shtesë.