27 July 2021
27.07.2021, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, së bashku me Nënkryetarin, z. Naim Rudari, u pritën në takim nga Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj. Albina Shabani-Rama.
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ejupi, në këtë takim uroj znj. Shabani-Rama, për postin e ri në krye të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Në këtë takim, ndër të tjera u diskutuan një sërë çështjesh me rëndësi për avokatinë, por edhe për sistemin e drejtësisë, e në veçanti, funksionimin e sa më të mirë të kësaj Gjykate në raport me avokatët, brenda kompetencave të tyre.
Të dyja palët u dakorduan për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në suaza të autorizimeve ligjore.