KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

15 kandidatë i nënshtrohen provimit nga Kodi i Etikës Profesionale

02 August 2021

ekipi

02.08.2021, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës mbajti provimin nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë, të cilit iu nënshtruan 15 kandidatë.

Paraprakisht, me një fjalë rasti kandidatët i përshëndeti Kryetari i Odës, z. Behar Ejupi, i cili theksoi nevojën e përkushtimit të kandidatëve, për të arritur nivelet më të larta në zbatimin e Kodit të Etikës dhe përsëriti përkushtimin e Odës, drejtë mbrojtjes së interesave të të gjithë anëtarësisë, por edhe forcimit të sundimit të ligjit, në përgjithësi në Kosovë.

Më tutje, mbikëqyrjen e procesit të provimit e vazhdoj Komisioni vlerësues, në përbërje nga z. Florin Vërtopi, kryesues i Komisionit si dhe anëtarët z. Bardh Maksuti dhe z. Kemajl Ademaj.

Oda e Avokatëve të Kosovës, uron të gjithë kandidatët të cilët kanë kaluar provimin dhe ju dëshiron suksese në procedurat e mëtutjeshme të licencimit.