KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve të Kosovës organizon ceremoninë e Betimit Solemn për Avokatët dhe Praktikantët e rinjë

10 August 2021

ekipi

10.08.2021, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës, mbajti ceremoninë e betimit solemn, ku betimin e dhanë 16 Avokatë dhe 27 Praktikantë të avokatisë, të cilët praktikën do ta kryejnë në zyrat e avokatëve.

Kryetari Ejupi, gjatë ceremonisë së betimit, ju uroi suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinjë në rrugëtimin e tyre profesional duke shprehur se avokatia është profesion i lirë dhe fisnik, të cilin avokatët duhet ta ushtrojnë në pajtim me Kodin e Etikës dhe me profesionalizëm.

Kryetari Ejupi u zotua se ai dhe Oda e Avokatëve të Kosovës do të jetë afër avokatëve duke i përkrahë ata në interesa të përbashkëta, me qëllim të përmbushjes së misionit të OAK-së dhe rolit të saj në përmirësimin e sistemit të avokatisë në Kosovë.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Nënkryetari i OAK-së, z. Naim Rudari dhe z. Halim Shala, avokat në Prishtinë, të cilët me një fjalë rasti, i’u drejtuan avokatëve dhe praktikantëve të rinjë, duke uruar suksese në profesionin e avokatisë. Pjesë e ceremonisë ishte edhe Koordinatorja e Qendrës Trajnuese për Avokatë, znj. Albulena Ukimeraj.

Oda e Avokatëve të Kosovës, për çdo vit begatohet me juristë respektivisht avokatë dhe praktikantë të rinjë, ashtu që Oda, aktualisht numëron 1153 avokatë dhe 217 praktikantë aktiv.