KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Behar Ejupi, priti në takim z. John Hanley, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

10 September 2021

ekipi

10.09.2021, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, priti në takim z. John Hanley, Këshilltar Ligjor Rezident në Kosovë dhe bashkëpunëtorët e tij, z. Drini Grazhdani dhe znj. Edita Kryeziu, Specialistë/Zyrtar Ligjor nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim ishte pjesëmarrëse edhe Kryetarja e Komitetit për Etikë dhe Sistem Disiplinor në OAK, znj. Merita Stublla Emini – Avokate në Prishtinë.

Kryetari Ejupi diskutoj disa nga çështjet që janë me rëndësi për Odën e Avokatëve të Kosovës dhe sistemin e drejtësisë në përgjithësi. Në mes tjerash u diskutuan edhe disa nga çështjet të cilat janë të ndërlidhura me draftin e Kodit të Procedurës Penale, përkatësisht pozitën, rolin dhe rëndësinë e OAK-së, e cila ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të cilat janë të përcaktuara me dispozitat e së drejtës pozitive.

Tutje, z. Ejupi, shprehu gatishmërinë dhe synimin që të jenë pjesëmarrës aktiv në përmirësimin dhe avancimin e sundimit të ligjit në sistemin e drejtësisë dhe u zotua në thellimin e bashkëpunimit me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara.

Z. Hanley, theksoi se do ta mbështesin Odën e Avokatëve të Kosovës, në fushat të cilat ndërlidhen me mandatin e tyre, duke ofruar përvojën dhe ekspertizat në sferat që lidhen brenda këtij mandati.