KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve të Kosovës organizoj provimin nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë

28 September 2021

ekipi

28.09.2021, Prishtinë – Qendra Trajnuese e Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti provimin e radhës nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë, të cilit iu nënshtruan 8 kandidatë.

Mbikëqyrja dhe monitorimi i procesit të provimit u bë nga Komisioni vlerësues, në përbërje nga z. Florin Vërtopi, kryesues i Komisionit si dhe anëtarët z. Bardh Maksuti dhe z. Kemajl Ademaj. Po ashtu gjatë mbarëvajtjes së provimit mori pjesë edhe Koordinatorja e Qendrës Trajnuese znj. Albulena Ukimeraj.

Oda e Avokatëve të Kosovës, uron të gjithë kandidatët të cilët kanë kaluar provimin dhe ju dëshiron suksese në procedurat e mëtutjeshme të licencimit.

Provimi i radhës nga Etika Profesionale e Avokatëve, pritet të mbahet në fund të muajit nëntor 2021.