KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Delegacioni i Odës së Avokatëve, mori pjesë në Kongresin e përgjithshëm të Odës së Avokatëve të Evropës

29 September 2021

ekipi

27-28.09.2021, Paris – Me ftesë të Presidentit të Odës së Avokatëve të Evropës, z. Dominique Attias, delegacioni nga Oda e Avokatëve të Kosovës, në përbërje prej Kryetarit z. Behar Ejupi dhe avokatëve, Shpetim Sadiku e Adnan Pacolli, morën pjesë në Kongresin e përgjithshëm në Paris, i cili zhvilloj punimet dy ditore.

Tema kryesore e Kongresit ishte: “Qasja në drejtësi: Oda e Avokatëve të Evropës dhe avokatët në këtë aspekt”

Delegacioni i Odës së Avokatëve, mori pjesë edhe në dy sesionet në këtë Kongres dhe gjatë kësaj kohe delegacioni u takua me znj. Michele Lucherini – Presidente e Komisionit për qasje në drejtësi të FBE (Odës së Avokatëve të Evropës), njëherit ish/Presidente e FBE-së, delegacione nga Oda e Avokatëve të Polonisë, Odës së Avokatëve të Bullgarisë si dhe me delegacione të ndryshme të shumë Odave të tjera të Evropës.

Në të gjitha këto takime, Delegacioni i OAK-së, paraqiti të arriturat dhe rolin e Odës së Avokatëve të Kosovës, në sistemin e drejtësisë në Kosovë.