KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Punëtoria lidhur me Këshillin Mbikëqyrës

04 October 2021

ekipi

Durrës, 04.10.2021 - Oda e Avokatëve të Kosovës organizoj punëtorinë dy ditore, në të cilën Komiteti për Legjislacion dhe Çështje Normative, hartoj dhe finalizoj draft Rregulloren për përcaktimin e kompetencave dhe përgjegjësive të Këshillit Mbikëqyrës.

Punëtorinë e udhëheqi Kryetari i Komitetit avokati Florin Lata derisa në këtë punëtori përveç anëtarëve të këtij Komiteti, morën pjesë edhe Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës Jeton Osmani dhe anëtari Naim Spahiu, ndërsa kontribut dha edhe avokati Armend Shkoza.

Draft Rregullorja do t'i dërgohet për shqyrtim dhe miratim Këshillit Drejtues të OAK-së.

Oda e Avokatëve të Kosovës, është duke hartuar, ndryshuar dhe plotësuar normativën e brendshme të saj, me qëllim të harmonizimit me Legjislacionin në fuqi dhe krijimin e kornizës ligjore për mbarëvajtjen dhe funksionimin sa më të mirë të organeve të saj.