KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Betohen 11 avokatë të rinjë dhe 39 praktikantë

18 October 2021

ekipi

18.10.2021, Prishtinë – Sot, në prani të Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi dhanë betimin 11 avokatë të rinjë si dhe 39 praktikantë të avokatisë.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Oda, me rastin e betimit solemn, Kryetari Ejupi, gjatë ceremonisë së betimit, ju uroi suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinjë në profesionin e avokatisë, duke shtuar se avokatia ngërthen në vete misionin fisnik dhe se është profesion që duhet të ushtrohet me përgjegjshmëri dhe në pajtim me Kodin e Etikës Profesionale të Avokatit.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Nënkryetarja e Degës Regjionale të OAK-së në Gjakovë, znj. Blerina Kurtaj dhe z. Lavdrim Xheladini, avokat në Ferizaj, të cilët me një fjalë rasti, i’u drejtuan avokatëve dhe praktikantëve të rinjë, duke uruar suksese në profesionin e avokatisë. Pjesë e ceremonisë ishte edhe Koordinatorja e Qendrës Trajnuese për Avokatë, znj. Albulena Ukimeraj.

Oda e Avokatëve të Kosovës, për çdo vit begatohet me juristë respektivisht avokatë dhe praktikantë të rinjë, ashtu që Oda, aktualisht numëron 1163 avokatë dhe 220 praktikantë aktiv.