KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari z. Behar Ejupi me bashkëpunëtor, u takua me Kryetarin e Komisionit për Legjislacion të Kuvendit, z. Adnan Rrustemi

25 October 2021

ekipi

25.10.2021, Prishtinë – Me kërkesë të Odës së Avokatëve të Kosovës, sot u takuan Kryetari i Odës, z. Behar Ejupi me Kryetarin e Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Adnan Rrustemi.

Pjesëmarrës të tjerë ishin edhe Nënkryetari i Odës, z. Naim Rudari dhe Kryetari i Degës së OAK-së, në Gjakovë, z. Ergjyment Barbullushi.

Në këtë takim, përfaqësuesit e OAK-së, paraqitën rolin e Odës së Avokatëve të Kosovës, në sistemin e drejtësisë, me theks të veçantë tema kyqe e takimit ishte, diskutimi lidhur me projekt Kodin e Procedurës Penale, si dhe angazhimin e Odës në procesin e draftimit të projekt Kodit, gjatë grupeve punuese të Ministrisë së Drejtësisë.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, z. Rrustemi, u informua për së afërmi për propozimet e OAK-së, të cilat në fazën aktuale të procedimit të këtij projekt Kodi, duhet të merren parasysh.

Me qëllim të koordinimit të aktiviteteve lidhur me këtë ligj bazik, pas miratimit në shqyrtim të parë nga Kuvendi, në këtë fazë u theksua se pjesëmarrja e OAK-së, në dëgjimet publike të grupit punues janë të domosdoshme, me qëllim të aprovimit të propozimeve të dhëna nga OAK.