KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Avokati në studio – “Inicimi i procedurave të konfliktit administrativ në rastet kundër vendimeve të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës”

08 February 2022

ekipi

Prishtinë, 08.02.2022 – Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Radiotelevizionit 21, për realizimin e emisionit javor Avokati në studio, në këtë javë u diskutua lidhur me temën: “Inicimi i procedurave të konfliktit administrativ në rastet kundër vendimeve të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës

Në këtë emision, prezantoj z. Naim Spahiu – Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Odën e Avokatëve të Kosovës, njëherit avokat në Prishtinë.

Emisioni synon që të bëjë sensibilizimin e publikut të gjerë për çështje të ndryshme juridike, të drejtat, detyrimet dhe procedurat ligjore.

Po ashtu, synohet që të paraqitet roli i avokatit në realizimin e këtyre të drejtave të qytetarëve, të garantuara me Kushtetutë dhe Ligj, detyrat dhe përgjegjësitë e tij, misioni i tij fisnik dhe profesional, bazuar në ligjet në fuqi dhe normativën tjetër të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni duke klikuar Këtu.