KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Qerim Metaj nga Prishtina

15 February 2022

ekipi

Prishtinë, 15.02.2022 – Oda e Avokatëve të Kosovës njofton opinionin se sot me datë 15.02.2022, humbi anëtarin e saj, avokatin Qerim Metaj.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, me datë 16.02.2022, në ora 14:00 varrezat e fshatit Skivjan, Komuna e Gjakovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati, Qerim u lind me 20.10.1948 në fshatin Skivjan, Komuna e Gjakovës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1975, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 21.04.1980 në Prishtinë.

Avokati Qerim, nga data 08.01.2002  ushtroi profesionin e avokatit me seli të zyrës në Prishtinë, derisa i njëjti kishte ushtruar këtë veprimtari edhe përgjatë viteve 1990-2000.