KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Fatos Zajmi nga Prishtina

19 February 2022

ekipi

Prishtinë, 19.02.2022 – Oda e Avokatëve të Kosovës njofton opinionin se humbi anëtarin e saj, avokatin Fatos Zajmi.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datë 19.02.2022, në ora 12:00 në varrezat e lagjes Arbëria (Dragodan) – Prishtinë.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati, Fatos u lind me 29.01.1956 në Pejë. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1980, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 18.04.1985 në Prishtinë.

Avokati Fatos, nga data 30.03.2021 ushtroi profesionin e avokatit me seli të zyrës në Prishtinë.