KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Avokatët e Degës Regjionale në Prishtinë, zgjedhin kryesinë e Degës

05 March 2022

ekipi

Prishtinë, 05.03.2022 – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Prishtinë, mbajti Kuvendin zgjedhor në të cilin janë zgjedhur kryetari, nënkryetari dhe sekretari i kësaj Dege. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë 310 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend nga 583 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë.

Avokatët e Degës Regjionale në Prishtinë, vendosen përmes votimit se në mandatin e ardhshëm këtë Degë do ta udhëheq avokati Nasuf Hasani, i cili u ri zgjodh kryetar i Degës me shumicë votash.

Po ashtu, avokatët gjatë Kuvendit kanë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së Degës Regjionale në Prishtinë. Nënkryetare e Degës u zgjodh avokatja Teuta Zhinipotoku, ndërsa për sekretar avokatët nga Dega Regjionale zgjodhën avokatin, Mentor Bogaj.