KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Reagim i Odës së Avokatëve të Kosovës, lidhur me emisionin “Tempus” të transmetuar në KTV me datë 08.03.2022

09 March 2022

ekipi

Me datë 08.03.2022, emisioni “Tempus” i prodhuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Betimi për Drejtësi, ka pasur si temë diskutimi “Sfidat për Transparencë dhe mbrojtje të privatësisë”, e ku  cak i sulmit ka qenë Oda e Avokatëve të Kosovës dhe ku është bërë përpjekje që Oda e Avokatëve të Kosovës, indirekt të prezantohet si jo transparente dhe e mbyllur për publikun.

Për hir të informimit të drejtë, të anëtarësisë së OAK-së dhe veçanërisht opinionit publik, e shohim të domosdoshme të sqarojmë se IKD dhe Betimi për Drejtësi, për Odën e Avokatëve të Kosovës, ka pasur dhjetëra kërkesa, të cilave Oda, ju ka përgjigjur pozitivisht duke publikuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga ta,  pa asnjë përjashtim.

Kontesti me Agjencinë, ka lindur në momentin që IKD dhe Betimi për Drejtësi, kanë kërkuar procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit Drejtues të OAK-së, i cili si organ kolegjial bazuar në Ligjin e Procedurës së Përgjithshme Administrative neni 39 paragrafi 2 mban mbledhje të mbyllura:  citat:  Mbledhjet e organit kolegjial janë të mbyllura, përveç kur parashikohet ndryshe nga legjislacioni në fuqi. Fund i citatit.

Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka qenë e informuar në vazhdimësi për përgjigjet që ne i’u kemi dhënë organizatave jo qeveritare IKD-së dhe Betimi për Drejtësi, pasi që OAK duke qenë e kujdesshme që të zbatoj edhe Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, në vazhdimësi është konsultuar me Agjencinë dhe për këtë mund të publikojmë prova konkrete.

Është e vërtet se Agjencioni për Informim dhe Privatësi, për herë të parë ka shqiptuar Gjobë ndaj Odës së Avokatëve të Kosovës, duke interpretuar dispozitën në atë formë që mbledhjet e organit kolegjial janë të mbyllura vetëm për prezencë fizike, deri sa diskutimet duhet të publikohen me çka Oda e Avokatëve të Kosovës, duke konsideruar se Agjencia po krijon/plotëson, normën e qartë juridike, ka parashtruar Padi dhe kontesti ka shkuar ne Gjykatë.

Oda e Avokatëve të Kosovës, ka pasur bashkëpunim të ngushtë me IKD dhe Betimi për Drejtësi, përfshirë edhe Memorandum bashkëpunimi dhe është i njohuri fakti se sa transparente ka qenë OAK në fushë veprimtarinë e saj, në raport me publikun. Andaj, kjo nuk i jap të drejtë televisionit Kohavision dhe emisionit “Tempus”, që ta paraqes Odën e Avokatëve të Kosovës, si jo transparente vetëm se bazuar në ligj nuk i është përgjigjur pozitivisht një kërkese të vetme, për të cilën ne kemi iniciuar konflikt Administrativ, pasi që jemi të sigurt se OAK, me rastin e refuzimit të kërkesës për pajisje me procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit Drejtues është në harmoni me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative dhe vendimin e Këshillit Drejtues.

OAK, mbetet e përkushtuar për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie brenda dispozitave ligjore në fuqi.