KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Gjergj Skeli nga Klina

19 March 2022

ekipi

Klinë, 19.03.2022 – Oda e Avokatëve të Kosovës njofton opinionin se humbi anëtarin e saj, avokatin Gjergj Skeli.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datë 19.03.2022, në ora 14:00 në varrezat e fshatit Krushevë e Vogël – Komuna e Klinës.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati, Gjergj u lind me 20.02.1939 në Krushevë - Klinë. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 14.04.2002 në Prishtinë.

Avokati Gjergj, nga data 20.05.2005 ushtroi profesionin e avokatit me seli të zyrës në Klinë.