KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

U mbajt provimi nga Kodi i Etikës Profesionale, i nënshtrohen 50 kandidatë

21 March 2022

ekipi

21.03.2022, Prishtinë – Qendra Trajnuese e Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti provimin e radhës nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë, të cilit iu nënshtruan 50 kandidatë.

Paraprakisht, me një fjalë rasti kandidatët i përshëndeti Kryetari i Odës, z. Behar Ejupi, i cili pasi i’u dëshiroj sukses kandidatëve në provim, theksoi nevojën e përkushtimit të kandidatëve, për të arritur nivelet më të larta në zbatimin e Kodit të Etikës dhe përsëriti përkushtimin e Odës, drejtë mbrojtjes së interesave të të gjithë anëtarësisë, por edhe forcimit të sundimit të ligjit, në përgjithësi në Kosovë.

Mbikëqyrja dhe monitorimi i procesit të provimit u bë nga Komisioni vlerësues, në përbërje nga z. Florin Vërtopi, kryesues i Komisionit si dhe anëtarët z. Bardh Maksuti dhe z. Kemajl Ademaj. Po ashtu gjatë mbarëvajtjes së provimit mori pjesë edhe Koordinatorja e Qendrës Trajnuese znj. Albulena Ukimeraj.

Oda e Avokatëve të Kosovës, uron të gjithë kandidatët të cilët kanë kaluar provimin dhe ju dëshiron suksese në procedurat e mëtutjeshme të licencimit.

Provimi i radhës nga Etika Profesionale e Avokatëve, pritet të mbahet në fund të muajit Maj 2022.