KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Konkurs me pagesë, për 5 (pesë) juristë të diplomuar – praktikantë në OAK

31 March 2022

ekipi

31.03.2022, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës mundëson praktikë 1 vjeçare (me pagesë) për 5 (pesë) juristë të  diplomuar, si dhe 5 (pesë) juristë do të mbeten në listën rezervë.

Kushtet:

Të jenë juristë të diplomuar sipas programit katër vjeçar ose t’i kenë përfunduar studimet master.

Dokumentet e nevojshme:

  • CV
  • Letër motivuese
  • Diploma e fakultetit juridik në Kosovë apo diplomën nga fakulteti juridik i ndonjë shteti tjetër e nostrifikuar nga Ministria e Arsimit në Republikën e Kosovës (Kopje e noterizuar)
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal)
  • Certifikata që nuk jeni në marrëdhënie pune (origjinal)

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e shpalljes së konkursit dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në zyret e OAK-së në Prishtinë Rr.Bedri Pejani nr.31, deri me datë 14 Prill 2022 në ora 16:00.

Për të shkarkuar konkursin në gjuhën shqipe kliko këtu

Për të shkarkuar konkursin në gjuhën serbe kliko këtu

Prishtinë, 31 Mars 2022