18 May 2022
17 dhe 18 Maj 2022, Gjilan – Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, kanë organizuar trajnim dy ditorë me Avokatët dhe atë me datë 17 dhe 18 Maj 2022, me temën: “Mbrojtja nga shpifja - standarde vendore dhe ndërkombëtare".
Ky trajnim, është hapur nga znj. Albulena Ukimeraj, Koordinatore e Qendrës Trajnuese për Avokatë – OAK, vazhduar me prezantimin e projektit nga znj. Gresa Musliu, Zyrtare e Lartë e projektit, Këshilli i Evropës, zyra në Prishtinë dhe ka vijuar me prezantimin e trajnuesve që kanë qenë: Flutura Kusari, eksperte ndërkombëtare e Këshillit të Evropës dhe Leutrim Ademi, ekspert vendor i Këshillit të Evropës, trajnues i certifikuar nga JUFREX II.
Në ditën e parë, janë trajtuar këto tema dhe nën tema:
Dita e dytë e trajnimit ka filluar me temën:
Trajnimi ka vijuar me një Rast studimor dhe punë në grupe duke aplikuar standardet
ndërkombëtare në praktikë.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë 11 Avokatë.
Në fund të këtij sesioni trajnues dy ditorë, Avokatët janë certifikuar.