04 June 2022
Më datë 04 Qershor 2022, (e Shtunë), në Hotel Çarshia e Jupajve në Gjakovë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO), ka organizuar seminar me temën: “Parimet e Përgjithshme të Kodit të Etikës dhe sjellja profesionale”
Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ishte: 37 Avokatë.
Ligjërues i këtij seminari ishte: z. Kemajl Ademaj – Avokat.
Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (4 kredi) do të numërohen kredi të AVLO-së.