KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Trajnim për Aplikimin e udhëzuesit për politika ndëshkimore nga prizmi i avokatit

12 March 2022

ekipi

12 mars 2022 – në Restaurant Natyral - Ferizaj, Qendra Trajnuese për Avokatë në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën : “Aplikimi i udhëzuesit për politika ndëshkimore nga prizmi i avokatit”

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë : 46

Ligjërues i seminarit ishte Agim Maliqi (Gjyqtar), i cili ka ligjëruar mbi Udhëzuesin e Politikës Ndëshkimore, aplikimin dhe sfidat e aplikimit, aplikimin e udhëzuesit për politikën ndëshkimore në prizmin e avokatit, rolin e avokatit në përfaqësimin e të pandehurit, rolin e avokatit në përfaqësimin e viktimës si dhe analizën e rasteve praktike nga politika ndëshkimore.  

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.