KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“Trajnim tematik në fushën e mbrojtjes së sinjalizuesve”

16 June 2022

ekipi

14 dhe 15 qershor 2022 – në Hotel Carshia e Jupave – Gjakovë, Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, kanë organizuar trajnim dy ditorë me Avokatët dhe atë me datë

14 dhe 15 qershor 2022, me temën: “Trajnim tematik në fushën e mbrojtjes së sinjalizuesve”.
Ky trajnim, është hapur nga znj.Albulena Ukimeraj, Koordinatore e Qendrës Trajnuese për Avokatë – OAK, vazhduar me prezantimin e projektit nga znj. Gresa Musliu, Zyrtare e Lartë e projektit, Këshilli i Evropës, zyra në Prishtinë dhe ka vijuar me prezantimin e trajnuesëve që kanë qenë: Sandra Bencic, Eksperte e Këshillit të Evropës dhe av.Samir Reka, trajnues i certifikuar nga JUFREX

Në ditën e parë, janë trajtuar këto tema dhe nëntema:

  • Hyrje në konceptin e sinjalizimit
  • Legjislacioni vendor, llojet e sinjalizimit, mbrojtja e sinjalizuesve dhe detyrimet e punëdhënësve, mbrojtja ligjore dhe mekanizmat e tjerë.
  • Diskutim mbi zbatimin e legjislacionit vendor dhe sfidat me të cilat përballen avokatët.
  • Prezantim i rastit, duke e përmbyllur ditën e parë me pyetje dhe diskutime nga pjesëmarrësit.

Dita e dytë e trajnimit ka filluar me temën:

  • Legjislacioni vendor për mbrojtjen e sinjalizuesve në sektorin publik.
  • Rast nga praktika gjyqësore vendore për sinjalizimin
  • Praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe kriteret e saj për vlerësimin e rasteve të sinjalizimit.
  • Praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe kriteret e saj për vlerësimin e rasteve të sinjalizimit - Sandra Bencic, eksperte e Këshillit të Evropës (Pjesa II).
  • Zbatimi i standardeve të GJEDNJ në praktikë.

Trajnimi ka vijuar me Studim/Diskutim të rastit ndërkombëtar dhe zgjidhje të rastit

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë 14 Avokatë.

Në fund të këtij sesioni trajnues dy ditorë, Avokatët janë certifikuar.