KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“E drejta pronesore dhe KEDNJ”

15 March 2022

ekipi

15 mars 2022 – Online Event, Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, kanë organizuar trajnim një ditorë me Avokatët, me temën: “E drejta pronesore dhe KEDNJ”.

Ky trajnim, është hapur nga Tankut Soykan, Zëvendës Shef i Zyrës të Këshillit të Evropës,Prishtin, znj.Albulena Ukimeraj, Koordinatore e Qendrës dhe znj.Eva Pastrana, Shefe e divizionit të trajnimit për drejtësi dhe të drejta të njeriut, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, Këshilli i Evropës.

Trajnuese për Avokatë – OAK, vazhduar me prezantimin e projektit nga znj. Ana Medarska Lazova, Zëvendës Shefe e divizionit të trajnimit për drejtësi dhe të drejta të njeriut, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, Këshilli i Evropës.

Janë trajtuar këto tema dhe nën tema:

  • Kursi online HELP mbi të drejtat pronësore dhe GJEDNJ: prezantim nga autorët e kursit HELP autori TBC
  • Prezantimi i kandidatëve dhe pritshmëritë e tyre, e moderuar nga sekretariati i HELP.

Prezantimi nga trajner Agron Beka i Kursit online HELP mbi të drejtat pronësore dhe GJEDNJ : aspekti praktik i implementimit:

  • Prezantimi i tutorëve dhe roli i tyre
  • Regjistrimi në kurs
  • Regjistrimii në platformën CoE HELP
  • Sqarimi i detyrave të pjesëmarrësve
  • Përshtatja me kontekstin e brendshëm ligjor

Trajnimi ka vijuar  me diskutime dhe përfundime i moderuar nga znj. Jasminka Perunicic, Zyrtare e lartë e projektit, HELP në Ballkanin Perëndimor, Këshilli i Evropës ndërkombëtare në praktikë.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë 11 Avokatë.

Në fund të këtij sesioni trajnues, Avokatë  janë certifikuar.