KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari z. Behar Ejupi priti në takim Shefin e ri të UNHCR z. Arjun Shrestha

01 August 2022

ekipi

Prishtinë, 01.08.2022 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi ka pritur në takimin e parë njoftues, shefin e ri të UNHCR z. Arjun Shrestha. 

Në takim morën pjesë edhe Koordinatorja e QTA-së znj. Albulena Ukimeraj si dhe znj. Merita Ahma zyrtare e lartë për mbrojtje ligjore në UNHCR.

Në këtë takim Kryetari Ejupi, fillimisht i uroj mirëseardhje z. Shrestha si shef i ri i UNHCR dhe po ashtu e falënderoj për bashkëpunimin me Odën e Avokatëve të Kosovës, duke theksuar se Oda e Avokatëve të Kosovës është e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me këtë mision.

Z. Shrestha, falënderoj Kryetarin Ejupi për mikpritjen derisa theksoj rëndësinë e bashkëpunimit me Odën e Avokatëve të Kosovës, sipas marrëveshjes së përbashkët, derisa synohet vazhdimi i mëtejmë i bashkëpunimit dhe mbështetja e Odës së Avokatëve të Kosovës në fushat me interes të përbashkët.

Në këtë takim u diskutuan shumë çështje me interes të të dyja institucioneve respektive, derisa u dakorduan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit.