KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kandidatët për avokat, i’u nënshtruan provimit të Etikës Profesionale

01 August 2022

ekipi

01.08.2022, Prishtinë –Oda e Avokatëve të Kosovës, mbajti provimin e radhës nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë, të cilit iu nënshtruan 39 kandidatë.

Për një fjalë rasti kandidatët i përshëndeti Kryetari i Odës, z. Behar Ejupi, i cili theksoi nevojën e përkushtimit të kandidatëve, për të arritur nivelet më të larta në zbatimin e Kodit të Etikës dhe përsëriti përkushtimin e Odës, drejtë mbrojtjes së interesave të të gjithë anëtarësisë, por edhe forcimit të sundimit të ligjit, në përgjithësi në Kosovë.

Provimi u mbajt nga Komisioni vlerësues, në përbërje të z. Florin Vërtopi, kryesues i Komisionit si dhe anëtarët z. Bardh Maksuti dhe z. Kemajl Ademaj. Po ashtu gjatë mbarëvajtjes së provimit mori pjesë edhe Koordinatorja e Qendrës Trajnuese znj. Albulena Ukimeraj, e cila paraprakisht njoftoj kandidatët me rregullat gjatë nënshtrimit të këtij provimi.

Oda e Avokatëve të Kosovës, uron të gjithë kandidatët të cilët kanë kaluar provimin dhe ju dëshiron suksese, në procedurat e mëtutjeshme të licencimit.

Provimi i radhës nga Etika Profesionale e Avokatëve, pritet të mbahet pas dy muajve.