KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Muharrem Hadri nga Gjakova

11 August 2022

ekipi

Gjakovë, 11.08.2022 – Oda e Avokatëve të Kosovës njofton opinionin se humbi anëtarin e saj, avokatin Muharrem Hadri.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datë 11.08.2022, në ora 15:00 në varrezat e fshatit Skivjan – Komuna e Gjakovës. Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati, Muharrem u lind me 05.05.1947 në Skivjan – Komuna e Gjakovës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1981, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 20.02.1986 në Prishtinë.

Avokati Muharrem, nga data 31.12.1987 ushtroi profesionin e avokatit me seli të zyrës në Gjakovë.