KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Ejupi mori pjesë në lansimin e Raportit të OSBE-së “E drejta për përfaqësim efektiv në procedurë penale dhe sistemi i caktimit sipas detyrës zyrtare”

11 August 2022

ekipi

Prishtinë, 11.08.2022 – Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka lansuar sot raportin gjithëpërfshirës sa i përket të drejtës për përfaqësim efektiv në procedurë penale dhe sistemin e caktimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare.

Në këtë tryezë përveç Kryetarit të Odës z. Behar Ejupi, morën pjesë Ambasadori z. Michael Davenport, Shef i Misionit, Misioni i OSBE-së në Kosovë; z. Albert Zogaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës; z. Kujtim Munishi nga Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe pjesëmarrës të tjerë.

Fillimisht u prezantua raporti me analizat dhe gjetjet nga znj. Maria Paschou, UD shefe e Seksionit për Ligj dhe Drejtësi në OSBE-së në Kosovë, e cila theksoj përfundimet pozitive, të cilat rezultuan nga anketat e zhvilluara me avokatët, gjyqtarët dhe prokurorët në regjione të ndryshme.

Kryetari z. Ejupi, theksoj se Oda e Avokatëve të Kosovës, në vazhdimësi ka arritur progres të madh dhe të jetë  transparente në caktimin e avokatëve në rastet sipas detyrës zyrtare, sepse në kohë reale publikohet çdo angazhim në webfaqe të Odës. Po ashtu ai shtoj se Oda është duke u angazhuar në hartimin e normativës që do ta avancoj edhe më tutje këtë sistem, por mbetet sfidë shumë e madhe kërkesa e kahershme e Odës, për rritje të tarifave për angazhimet sipas detyrës zyrtare nga ana e KGJK-së dhe KPK-së, derisa deri më tani përkundër tarifave tejet minimale, avokatët kanë ofruar gjithmonë shërbimet juridike, por në shumë raste edhe pro bono.

Pjesëmarrësit u dakorduan se lansimi dhe gjetjet nga analiza e këtij raporti ndihmojnë institucionet në identifikimin dhe trajtimin adekuat të çështjeve nga kjo fushë.

Raportin e gjeni duke klikuar këtu.

PHOTO CREDIT: OSCE/Yllka Fetahaj