22 September 2022
22.09.2022, Prishtinë – Drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Besim Curri, së bashku me Zyrtarin për Komunikim z. Besim Abdullahu, morën pjesë në takimin me zyrtarët z. Rinor Hoxha, ekspert i angazhuar për Strategjinë për Sundim të Ligjit dhe znj. Trëndelina Qorraj, Sekretariati i Strategjisë për Sundim të Ligjit.
Temë e diskutimit të këtij takimi ishin problemet e paraqitura lidhur me mos pjesëmarrjen e Odës së Avokatëve të Kosovës në raportimin për zbatimin e aktiviteteve, të Strategjisë për Sundimin e Ligjit.
Fillimisht, u diskutua rreth çështjeve që lidhen me mos informimin dhe mos raportimin e Odës së Avokatëve të Kosovës, në periudhën paraprake si dhe për obligimet që ka Oda e Avokatëve të Kosovës nga kjo strategji, drejt realizimit të aktiviteteve si dhe raportimit të tyre në kuadër të Komitetit Drejtues, duke mos përjashtuar edhe Këshillin Koordinues Ndërinstitucional.
Drejtori Ekzekutiv z. Curri, kërkoj nga zyrtarët që të pranoj gjithë dokumentacionin e deritanishëm ku Oda e Avokatëve të Kosovës, nuk mori pjesë (në mungesë të informimit), duke u zotuar se OAK-ja, do të përmbushë të gjitha obligimet e saj që dalin nga kjo Strategji, derisa nga ky takim u kuptua se për Odën e Avokatëve të Kosovës janë paraparë 10 aktivitete, prej tyre më kryesoret lidhen me rolin e avokatëve në ndërmjetësim, dhe kriteret listën e angazhimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare.
Në takim në formë shteruese u diskutua për historiatin lidhur me raportim dhe të dyja palët u pajtuan për mënyrën e veprimit të mëtutjeshëm e cila do ta mundësoj kyçjen e OAK-së, në raportim të rregullt të aktiviteteve që dalin nga Strategjia.