01 October 2022
Sot me datë 01.10.2022 në Prizren, Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Rexhep Hasani.
Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër me datë 02.10.2022 në ora 16:30 në varrezat e qytetit në Prizren.
Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Prizren në bashkëpunim me Gjykatën Themelore në Prizren, do të mbaj mbledhje komemorative nesër me datë 02.10.2022 në objektin e Gjykatës Themelore nga ora 14:00.
Avokati Rexhep, u lind në vitin 1928, derisa ushtroi profesionin e avokatit që nga data 13.03.1981, me seli të zyrës në Prizren.