KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve të Kosovës, inauguron objektin e ri – zyrat e reja

20 October 2022

ekipi

Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës, me datë 14 Tetor 2022 organizoj ceremoninë solemne me rastin e inaugurimit të objektit të saj të ri.

Në këtë ceremoni festive, e organizuar nën patronatin e Kryetarit të Odës, z. Behar Ejupi, morën pjesë shumë avokatë, (anëtarë të organeve të OAK-së), përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të sistemit të Drejtësisë, Ambasadave në Republikën e Kosovës, personalitete të shquara vendore, mysafirë etj.

Fillimisht, të pranishmit u pritën në hyrje të objektit, derisa shiritin për hapjen e objektit e preu Kryetari i Odës z. Behar Ejupi, i shoqëruar nga ish/Kryetarët e mëhershëm të Odës, znj. Lirije Osmani, z. Osman Havolli dhe z. Ibrahim Dobruna.

Kryetari z. Ejupi, së bashku me të gjithë të pranishmit, vizituan zyrat e reja të Odës së Avokatëve të Kosovës, derisa në fjalimin e tij, theksoj se Oda e Avokatëve të Kosovës, falë kontributit të të gjithë anëtarëve të saj, arriti që të blej objektin e saj. Ai theksoj se kjo padyshim është meritë e të gjithë avokatëve në nivel Republike.

Për një fjalë rasti, të pranishmëve i’u drejtua edhe ish/kryetari z. Osman Havolli.

Sipas agjendës të pranishmit vazhduan me një koktej rasti, derisa për të gjithë avokatët në nivel Republike u organizua dhe u mbajt mbrëmje festive.

Disa momente nga ceremonia festive e inaugurimit mund t'i shihni këtu.

Zyrat e reja të Odës së Avokatëve të Kosovës, gjinden në adresën:

Rr. Bekim Fehmiu pn. (Ndërtesa e ARTING), kati i IV – Prishtinë