KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Japin Betimin 24 avokatë të rinjë dhe 19 praktikantë

20 October 2022

ekipi

20.10.2022, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës, organizoj dhe mbajti ceremoninë e Betimit Solemn, ku para Kryetarit të Odës, z. Behar Ejupi, dhanë betimin 24 avokatë të rinj si dhe 19 praktikantë të avokatisë.

Ceremoninë e betimit e udhëheqi znj. Albulena Ukimeraj – Koordinatore e Qendrës Trajnuese të OAK-së, derisa Kryetari Ejupi në fjalimin e tij, fillimisht i’u uroi shumë suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinj, derisa theksoj se avokatia është një profesion fisnik dhe mision i cili  duhet të ushtrohet me ndershmëri dhe  përgjegjshmëri në pajtim me Ligjin, Kodin e Etikës Profesionale të Avokatit dhe aktet tjera normative.

Në këtë ceremoni si pjesë e panelit morën pjesë edhe avokatët z. Mexhid Syla me seli të zyrës në Prishtinë, znj. Drenusha Berisha dhe znj Fatbardha Elezkurtaj që të dyja me zyre në Prizren, e të cilët me një fjalë rasti, i’u drejtuan avokatëve dhe praktikantëve të rinj, duke uruar ata për hyrjen në profesionin e avokatisë dhe po ashtu duke ritheksuar rëndësinë e ushtrimit të profesionit të Avokatit, në harmoni me aktet ligjore në fuqi.

Në këtë ceremoni si mysafir morën pjesë avokatë, familjarë dhe të afërm të avokatëve dhe praktikantëve të rinjë, të cilët ishin dëshmitarë të Betimit, të cilin e dhanë para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i’u dëshiron shumë suksese avokatëve dhe praktikantëve në ushtrimin e profesionit të ri.