KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Punëtoria e Komitetit për Legjislacion të OAK-së

05 November 2022

ekipi

Tiranë, 05.11.2022 - Komiteti për Legjislacion dhe Çështje Normative, është duke mbajtur punëtorin dy ditore në të cilën po  shqyrtohen  rastet e  deleguara nga Këshilli Drejtues i OAK, e te cilat lidhen me shqyrtimin e propozimeve nga avokatët për plotësim ndryshimin final të draft Rregullores për procedurën e caktimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare, ndihmës juridike falas, përfaqësuesve të përkohshëm dhe përfaqësuesve pro bono, si dhe Rregulloren për marrëdhenien e punës, sistemimin e vendeve të punës dhe detyrat e punës, pagat dhe benificionet e punës, përgjegjësinë disiplinore të Administratës së OAK-së.

Punëtoria do të vazhdoj punimet edhe nesër me datë 06.11.2022, me qëllim të trajtimit dhe shqyrtimit të Rregullores për administratën e OAK-së.

Oda e Avokatëve të Kosovës në vazhdimësi synon që të krijoj një kornizë ligjore të avancuar, në harmoni me nevojat aktuale të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Avokateve si tërësi.