KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, priti në takim delegacionin nga Oda e Avokatëve të Norvegjisë

11 November 2022

ekipi

11.11.2022, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi me bashkëpunëtor, priti në takim miqësor delegacionin nga Oda e Avokatëve të Norvegjisë, të cilëve ju priu Sekretarja e Odës, znj. Kamilla Sagen Hildre si dhe Kryetari i Qarkut të Oslos z. Tyrgve Staff.

Në këtë takim Kryetari Ejupi, njoftoj avokatët për funksionimin dhe organizimin e Odës së Avokatëve të Kosovës, misionin dhe rolin e saj në sistemin e drejtësisë në Kosovë, raportin me organet tjera brenda sistemit gjyqësor,  sfidat me të cilat përballen avokatët në Kosovë dhe arritjet në përgjithësi, në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe ofrimin e shërbimeve juridike profesionale dhe efikase.

Kryetari i Avokatëve në Qarkun e Oslos, pasi shprehu falënderimet për pritjen që i është bërë atij dhe gjithë delegacionit në Kosovë, duke veçuar faktin se Oda e Avokatëve të Kosovës, ka qenë fokus i kësaj vizite gjithmonë duke pasur parasysh nevojën e shkëmbimit të përvojave dhe njoftimit të tyre për mënyrën se si funksionon sistemi i drejtësisë në Kosovë.

Kryetari Ejupi njoftoj delegacionin lidhur me mënyrën e funksionimit të Odës së Avokatëve të Kosovës, organet e saj, mënyrën e vendim marrjes dhe të gjitha aspektet tjera të organizimit të OAK-së. Kryetari më tutje  falënderoj kolegët për vizitën, derisa tha se Oda e Avokatëve të Kosovës, është e interesuar që të shkëmbej përvojat e ndërsjella duke krijuar ura të bashkëpunimit me te gjitha vendet mike dhe njëra ndër mundësitë janë edhe  vizitat e ndërsjella zyrtare dhe studimore, për çka u mirëprit nga avokatët norvegjez.

Ndër të tjera, avokatët nga Mbretëria e Norvegjisë, vizituan ambientet e reja të Odës së Avokatëve të Kosovës, dhe mbetën të ngazëllyer me arritjet e Odës së Avokatëve të Kosovës dhe rolin e saj në sistemin e Drejtësisë.