KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

MBLEDHJA E KRYESISË SË DEGËS REGJIONALE TË OAK-SË NË MITROVICË DHE ANËTARËVE TË KUVENDIT TË OAK-SË NGA REGJIONI

14 November 2022

ekipi

 

Datë: 11 Nëntor 2022 (e Premte)

 

Nga  diskutimet e pjesëmarrësve,  qëndrimet e përbashkëta janë:

  1. Përkundër integrimit të sistemit gjyqësor në Regjionin e Mitrovicës, vazhdon të jetë gjendja e rënd në trajtimin e rasteve të shumta  në pritje si në fushën civile dhe penale;
  1. U konfirmua numri i madh i lëndëve të cilat akoma nuk trajtohen edhe përkundër faktit së janë lëndë të vjetra, në pritje nga viti 2002 e tutje, si në fushën civile dhe penale;
  1. Është i domosdoshëm përshpejtimi i  emërimit të gjyqtarëve dhe prokuroreve të rinj e sidomos atyre shqiptar të cilët nuk janë as për së afërmi në numër qe ish dashur të jene dhe këtu ka dështuar emërimi i mbi 20 gjyqtareve shqiptar të cilët ishin dashur të emërohen nga integrimi i sistemit gjyqësor, këto vende akoma nuk janë plotësuar. E njëjta problematike vlen edhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës,  nga së tani numri i prokuroreve ka mbetur pothuaj i tere Regjioni i Mitrovicës me 6 komuna ka mbetur me një prokuror të departamentit të përgjithshëm;
  1. Gjendja e krijuar pas largimit të gjyqtareve dhe prokuroreve serb e ka thelluar gjendjen e krijuar sidomos në trajtimin e lendeve të cilat kanë mbetur në proces, të njëjtit nuk do të duhej të rreshtuar përkrah politikes apo një partie politike;
  1. Pa u lëshuar në arsyet e dorëheqjes mendojmë së politika duhet larguar nga Drejtësia dhe së gjendja politike nuk duhet reflektohet në punën e organeve të pavarura nga të cilat Garantohet  stabiliteti i shoqërisë. Pavarësia dhe paanësia e punës në sistemit gjyqësor dhe prokurorial duhet garantuar nga Institucionet e Republikës së Kosovës.
  1. Duhet falënderuar avokatet e Regjionit të Mitrovicës të gjitha nacionaliteteve të cilët kanë kontribuar qe sistemi i Drejtësisë të jete funksional dhe përkundër kushteve të renda në të cilat  kanë punuar dhe punojnë. Me asnjë veprim të tyre nuk kanë ndikuar në aspektin negativ përkundrazi kanë punuar me dhe pa kushte minimale, në interes të qytetareve të regjionit të cilët ka vite pas luftës qe kërkojnë rastet e tyre gjyqësore të marrin epilog.
  1. Keqësimi i kësaj gjendja do të ndikoj me së shumti në punën e  avokateve të regjionit të cilët pa fajin e tyre shkaktohen pritje, zvarritje dhe shpenzime të panevojshme për tu përfunduar lendet.
  1. OAK duhet mbajtur një takim urgjent lidhur me gjendjen e Krijuar në Regjionin  e Mitrovicës dhe të reagoj tek vendimmarrësit në ofrimin e zgjedhjes urgjente të kësaj gjendje.
  1. Duke pasur për baze gjendjen e krijuar dhe mungesën e funksionimit të gjykatave dhe prokurorisë në mungese të një numri të madhe të gjyqtareve, prokuroreve dhe administratës,  kërkojmë nga KGJK dhe KPK qe ta trajtojnë me urgjencës këtë problematike dhe të bëjnë zgjidhje urgjente pas për baze dhe delegimin e të njëjtëve nga gjykata tjera, të cilët duhet vazhduar punën e mbetur;
  1. Përfaqësuesit e Degës së OAK-se, këto qëndrime t’i bartin në të gjitha nivelet e akterëve të sistemit të Drejtësisë duke vizituar institucionet e drejtësisë si në nivel regjioni ashtu dhe qendror duke njoftuar për gjendjen.

 

Ne emër të Degës së OAK-së

______________________

Av. Vehbi Beqiri Kryetar