KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Qëndrim i Këshillit Drejtues i OAK-së, lidhur me gjendjen e krijuar në organet e drejtësisë në Regjionin e Mitrovicës

17 November 2022

ekipi

17.11.2022, Prishtinë – Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje me datë 16.11.2022, ka diskutuar lidhur me gjendjen e krijuar në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës, në Regjionin e Mitrovicës.

  1. Përkundër integrimit të sistemit gjyqësor në Regjionin e Mitrovicës, vazhdon të jetë gjendja e rëndë në trajtimin e rasteve të shumta  në pritje si në fushën civile dhe penale;
  2. Është i domosdoshëm përshpejtimi i emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinjë e sidomos plotësimi i vendeve të mbetura të zbrazëta tani e vite më parë të cilët ishin dashur të emërohen nga integrimi i sistemit gjyqësor, këto vende akoma nuk janë plotësuar. E njëjta problematikë vlen edhe për Këshillin Prokurorial te Kosovës, nga se tani numri i prokurorëve të mbetur për tërë Regjionin e Mitrovicës shumë i vogël, apo me një prokuror të departamentit të përgjithshëm;
  3. Largimi i  gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve serb, e ka thelluar gjendjen e krijuar sidomos në trajtimin e lëndëve të cilat kanë mbetur në proces;
  4. Pa u lëshuar në arsyet e dorëheqjes mendojmë se politika duhet larguar nga Drejtësia dhe se gjendja politike nuk duhet të reflektohet në punën e organeve të pavarura nga të cilat garantohet stabiliteti i shoqërisë. Pavarësia dhe paanësia e punës në sistemin gjyqësor dhe prokurorial duhet garantuar nga Institucionet e Republikës së Kosovës.
  5. Duhet falënderuar avokatët e Regjionit të Mitrovicës, të të gjitha nacionaliteteve, të cilët kanë kontribuar që sistemi i Drejtësisë të jetë funksional dhe përkundër kushteve të rënda në të cilat kanë punuar dhe punojnë. Keqësimi i kësaj gjendje do të ndikoj më së shumti në punën e  avokatëve, sidomos atyre të Regjionit të Mitrovicës, të cilët pa fajin e tyre shkaktohen pritje, zvarritje dhe shpenzime të panevojshme për tu përfunduar lëndët.
  6. OAK, kërkon nga KGJK dhe KPK, që ta trajtojnë me urgjencë këtë problematikë dhe të bëjnë zgjidhje urgjente pas për bazë edhe delegimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve si masë urgjente, për të vazhduar punën e mbetur te rastet të cilat trajtohen si urgjente.

Këshilli Drejtues i OAK-së