KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK fillon trajnimin me grupin e radhës, për përgatitjen e Provimit të Jurisprudencës

19 November 2022

ekipi

19.11.2022, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës, sot filloj me mbajtjen e Trajnimit për përgatitjen e Provimit të Jurisprudencës, me kandidatët potencial për t’iu nënshtruar këtij provimi.

Në respekt të kandidatëve që do të dëgjojnë sesionet e ligjëratave gjatë këtij trajnimi, prezent përpos ligjëruesit të lëndës “E drejta Penale” z. Artan Qerkini, avokat në Prishtinë ishte edhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, për një fjalë rasti.

Kryetari Ejupi, pasi i’u dëshiroj mirëseardhje kandidatëve, tha se OAK do të ofroj mundësi në kushte shumë të mira për të gjithë juristët, kandidatë për dhënien e provimit të Jurisprudencës, nëpërmjet organizimit të trajnimeve të tilla, me ligjërues të cilët janë ekspert nga fushat respektive.

Ai shtoj se ekziston nevoja që sistemi i drejtësisë në Kosovë, të ketë gjeneratat e reja sa më profesionale, të cilat pa mëdyshje se do të japin një energji të re për të ecur drejtë aspiratave për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe sundim të ligjit.

Vlen të ceket se përmes këtij trajnimi, kandidatët do të mund të ngritin aftësitë profesionale me qëllim të përgatitjes dhe dhënies së Provimit të Jurisprudencës. Trajnimi përbëhet nga programet themelore dhe të avancuara duke përfshirë ligjërues, ekspert dhe profesionist të fushave, për të cilat ata janë përgjegjës në ushtrimin e profesioneve juridike.

Trajnimi do të zgjas 8 (tetë) javë dhe në përfundim të trajnimit Oda, do të pajisë kandidatët me certifikatë për ndjekjen e trajnimit.